Lika: Sezon i shkëlqyer me Korabin, kam oferta nga Superliga!

0

Korabi e mbylli këtë sezon të Kategorisë së Parë në mënyrë mjaft dinjitoze, teksa u rendit në vendin e katërt në zonën e “Play-off” për t’u ngjitur në Superiore. Një ndër protagonistët kryesor të ekipit nga Peshkopia ishte pikërisht Gresild Lika.

Mesfushori, i cili ka dalë nga akademia e Partizanit, ka folur për “SportEkspres.com”. Lika fillimisht ka rrëfyer sezonin e mbyllur me Korabin, të cilin e cilëson mjaft të mirë, ku për këtë gjë falenderon edhe stafin dhe trajnerin. Më pas, 21-vjeçari zbulon edhe ofertat në drejtim të tij, ku bie në sy fakti që tashmë kërkohet edhe në Kategorinë Superiore.

SEZONI ME KORABIN – “Kam bërë një sezon të shkëlqyer me Korabin, ku kam shënuar katër gola dhe kam dhuruar shtatë asiste. Gjej rastin të falënderoj edhe trajnerin tim Dorian Bubeqi për besimim që më ka dhënë në të gjitha ndeshjet ku jam aktivizuar. Te Korabi kam kaluar një sezon mjaft të mirë, ku kishim një staf shumë të përkushtuar dhe një grup djemsh të shkëlqyer. Gjithashtu edhe pagesat janë kryer të gjitha.”

E ARDHMJA E LIKËS – “Për momentin jam pa kontratë dhe po shoh ofertat bashkë me menaxherin tim. Ka kërkesa nga Kategoria e Parë, por edhe nga Superiorja, që sigurisht është edhe qëllimi im”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.