Lihshtajner: Serbët ankohen për shqiponjën? Kanë tre ditë që na provokojnë

Serbët janë ankuar pse shqiptarët bënë shqiponjën pas golave ndaj Serbisë, duke e cilësuar provokim të rëndë.

Realisht, ne nuk është se na plas fort, por gjithsesi përgjigjen ua ka dhënë një zviceran puro, mbrojtësi Stefan Lihshtajner.

“Ata akuzojnë në për provokime? Ata na kanë provokuar prej tre ditësh, serbët nuk janë engjej. Ka qenë një luftë, një ndeshje shume e ashpër, ata na kanë provokuar prej disa ditësh. Shumë prindër të lojtarëve tanë kanë vuajtur nga lufta”, u shpreh ish-mbrojtësi i Juventusit në lidhje direkte me emisionin e Italia 1, TikiTaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *