Ligji shqiptar ndalon lëndët piroteknike në stadiume, por shihni ç’bëhet në Selanik!

0

Për ata që nuk e dinë, në Shqipëri ndalohet mbajtja dhe përdorimi i fishekzjarrëve apo lëndëve piroteknike në stadiume e pallate sporti.

Edhe në ligjin për sportin, që po diskutohet dhe pritet të miratohet së shpejti, thuhet në mënyrë të qartë: “Ndalohet mbajtja dhe përdorimi në objektet dhe mjediset sportive, gjatë zhvillimit të veprimtarive, i fishekzjarreve, lëndëve piroteknike, dhe i armëve të të gjitha llojeve, si dhe përdorimi dhe tregtimi i pijeve alkoolike”.

Kështu i bie që tifozët të hyjnë me duar në xhep në stadium dhe të përdorin vetëm zërin për të festuar e krijuar atmosferë, sepse edhe parullat shpesh ndalohen që te hyrjet e stadiumit.

Ndërkaq, nga gjithë bota shohim plot raste kur tifozeritë ultra dhurojnë spektakël në stadium, pikërisht duke përdorur lëndë piroteknike, pa i hedhur ato në fushë.

Shihni PAOK-Olimpiakos, luajtur fundjavën e shkuar në Greqi: pse duhet të ndalohet me ligj një spektakël i tillë, kur ndodh vetëm te tribuna e tifozerisë ultra?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image