Ligat kryesore, çfarë lufte për një vend në Champions!

Jemi në javët e fundit të kampionateve elitare në evropiane dhe në të gjitha kampionatet elitare evropiane po zhvillohet një garë e ethshme për një vend në Champions.

Serie A

Ndoshta Italia ka garën më emocionuese me pesë ekipe që pretendojnë vendin e katërt, i cili mbahet aktualisht nga Milani me 56 pikë, Atalanta (56),  Roma (55),  Torino (53) dhe Lacio (52) do bëjnë çmos që të sigurojnë një biletë për në Champions-in e vitit që vjen.

La Liga

Tre ekipe janë vënë në garë për vendin e katërt ku për momentin ndodhet Getafe. Skuadra modeste nga periferia e Madridit po i habit të gjithë dhe është shumë pranë arritjes së një suksesi historik. Valencia dhe Sevija me nga 52 pikë shpresojnë në një hap fals të kundërshtarit të tyre.

Bundesliga

Katër javë para fundit të  Bundesligës, tri ekipe synojnë vendin e katërt. Frankfurt (53), Borusia Mënshengladbah (51) dhe Hofenhajm (50) do të tentojnë të marrin maksimumin nga 12 pikët që janë në dispozicion.

 

Premier League

Lufta për vendin e katërt gjithmonë ka prodhuar shumë emocione në kampionatin anglez dhe këtë vit nuk mund të ishte ndryshe. E veçanta e këtij sezoni është se pesë javë para fundit në garë mbetet edhe vendi i tretë. Katër ekipe: Totenhem, Çelsi, Arsenal dhe Mançester Junajtid do të bëjnë gjithçka për t’u pozicionuar në dy vendet që të çojnë në Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *