LIGA E KOMBEVE |  Danimarka nga “ferri në parajsë”, Maqedonia e Bullgaria pretendente

Kanë përfunduar dhe katër nga takimet e Ligës së Kombeve. Nuk ka qenë një ditë pa surpriza, pasi në grupin 4 të Ligës B, Uellsi i Garet Bejlit është mundur në Danimarkë. Vendasit deri tre ditë më parë e kishin ndarë mendjen se do i përfaqësonte një grup lojtarësh gjysmë profesionistë dhe nga skuadra e futsallës, por ngërçi mes Federatës dhe lojtarëve u zgjidh dhe në fund futbollistët e Kombëtares u bashkuan dhe sot regjistruan suksesin e parë në Ligën e Kombeve, duke marrë një fitore 2-0 që i ngjit në vendin e parë me 3 pikë. Golat u shënuan nga Eriksen, një në çdo pjesë. Dështon në këtë mënyrë skuadra nga Mbretëria e Bashkua dhe tani nuk është më ajo skuadra pretendente, pasi ka zhvilluar dy ndeshje deri më tani, në një grup me tre skuadra dhe Danimarka ka përparësi falë ndeshjeve direkte.

Në grupin 3 të Ligës C mund të quhet disi befasi suksesi i Bullgarisë ndaj Norvegjisë. Vasilev i ndëshkoi nordikët pak pa u mbushur një orë lojë, duke i dhënë skuadrës së tij vendin e parë në klasifikim me 6 pikë të plota. Miqtë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë.

Në Ligën D, në grupin 4 është konfirmuar si pretendent kryesore Maqedonia, e cila ka mundur në “Telekom Arena” Armeninë. Vendosën golat e Alioskit me penallti që në minutën e 13-të dhe e Pandev në fraksionin e dytë. Suksesi i dytë në po kaq ndeshje për ballkanasit që kanë shanse të mëdha për të fituar grupin e tyre, pasi mundën një nga skuadrat më të forta. Në grupin 3 të po kësja lige Gjeorgjia ka triumfuar sërish, këtë radhë ndaj Letonisë. Një sukses i madh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *