Liga e Europës, basti i fituar i Murinjos

0

Portugezi ka fituar finalen e 12-të në karrierë, nga 14 që ka luajtur. “Tripletë e vogël”, pasi Mou ka fituar që në sezonin debutues Superkupën e Anglisë, Kupën e Ligës dhe Europa League!

Me një sezon që dukej tërësisht i dështuar në Premier, Liga e Europës ishte basti më i madh i Murinjos. Për mediat angleze ishte madje basti më i madh i karrierës së tij dhe në fund portugezi e ka fituar atë. Murinjo kishte vënë në pikëpyetje të gjithë reputacionin e tij në këtë sezon në ishull. Kritikat ishin nga më të ndryshmet dhe vinin nga të gjitha drejtimet, ndërsa portugezi kishte vënë bastin e jetës për të fituar Ligën e Europës me Premierin të pamundur.

Në fund ka fituar sërish ai, “Special One”, “arroganti” Murinjo në një mbrëmje shumë të rëndësishme për vetë atë dhe popullin e Mançesterit pas sulmit me bombë ku humbën jetën 22 persona. Kjo ia shton dhe më shumë rëndësinë këtij trofeu të fituar Junajtid. Në planin sportiv, në këtë ndeshje nuk vlente asgjë tjetër veç fitores. Dhe fjala humbje duket se nuk ekziston në fjalorin e trajnerit portugez.

Pas kritikave pa fundm Murinjo e ka mbyllur sezonin me dy trofe – tre nëse doni t’i shtoni dhe superkupën e Anglisë në gusht – Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës, duke pasuruar dhe më shumë muzeun e trofeve të Junajtidit e për më shumë akoma duke kthyer Junajtidin në Ligën e Kampioneve pas vitesh mungese. Në Angli presin të gjithë që Junajtid të jetë kandidat serioz për titullin kampion, aq më shumë tani që drejtohet nga Murinjo. Por të paktën trajneri portugez ka kthyer reputacionin e vet në vend me këtë trofe. Dhe tani është gati të ndërtojë një tjetër dinasti fituese në “Old Trafford”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here