Liga 1/ Reali e kishte të tepërt, Mariano Diaz mahnit në Lion

Pas fitores së PSG-së pasdite, në mbrëmje u luajtën shumica e takimeve të javës së parë në Ligën 1 franceze.

Sytë ishin te Lioni, që nuk zhgënjeu, duke shpartalluar4-0 Strasburgun debutues. Ishte mbrëmja fantastike e Mariano Diaz, i cili te Reali ishte i panevojshëm, por ka shpërthyer që në debutim, me dy gola. Lëvizje perfekte, klas, shpejtësi e teknikë: me siguri në Madrid kanë shqyer sytë, aq më shumë që e dhuruan sulmuesin, për vetëm 8 milionë euro.

Start perfekt edhe për Sent Etienin, fitues 1-0 ndaj Nicës, me gol që në start nga Bamba.

Zhgënjen Rena, që ka zhvilluar një merkato të bukur këtë verë, por u ndal te barazimi 1-1 në Trua.

Shkëlqen Gengo (Guingamp), që fiton 3-1 në Metz, edhe pse pësoi gol që në fillim, ia del edhe Monpeljeja, fituese ndaj Kaenit.

Liga 1, rezultatet e mbrëmjes :

Sant-Etien 1 – 0 Nicë : Bamba (4e).

Trua 1 – 1 Rennes : Grandsir (47e) ; Tell (68e).

Montpelje 1 – 0 Kaen : Kamara (58).

Lion 4 – 0 Strasburg : Diaz (23, 60), Fekir (sp 59, 90).

Metz 1 – 3 Gengo : Ru (14) ; Briand (40 pen.), Blas (71), Diallo (85).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *