Lidsi fiton në premierë, i çmenduri Bielsa çon Alioskin & Co të pastrojnë plehrat

Që Marselo Bielsa nuk është një personazh i çfarëdoshëm, këtë e thotë edhe nofka e tij, “Loco”, pra “I çmenduri”. Trajneri argjentinas është një integralist në mënyrën për të parë futbollin dhe kjo e ka çuar shpesh që të jetë nën prozhektorë.

Tani, eksperienca e tij e re quhet Lids Junajtid, në Championship. Eksperiencë që ka nisur si mos më mirë, duke qenë se të tijtë sonte mundën Stouk Sitin, që ka rënë këtë vit nga Premier League, me një rezultat të thellë 3-1.

Por, pas ndeshjes, sipas “Guardian”, Bielsa ka detyruar lojtarët që të marrin plehrat rreth fushës së stërvitjes për tre orë, për t’I bërë të kuptojnë sakrificën e tifozëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *