Lidhja e aq shumë komentuar, Lopez: E fala Ikardin për Wandën, zgjodha të jem i lumtur

Një lidhje e shumë komentuar në botën e futbollit është ajo mes Wandas dhe Ikardit. Ky i fundit ia mori femrën e jetës shokut të ngushtë, Maxi Lopez.

Por si janë marrëdheniet mes lojtarëve? Tashmë Lopez shprehet se e ka falur Ikardin për atë që ka ndodhur.

“Zgjodha të jem i lumtur. Lidhja me Wandën ka dështuar, thjesht ndodhi. Po jetoj me energji dhe them se kam zgjedhur opsionin më të mirë. Problemet janë gjithmonë në jetë, por duhet të ballafaqohesh. Ikardin e kam falur dhe tani po i dhuroj lumturi fëmijëve”, tha Lopez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *