Lideri Verrati: Tonali inteligjent, ju tregoj partnerin e preferuar

0

Marko Verrati ka folur në konferencën për shtyp, përpara ndeshjeve kundër Portugalisë (Liga e Kombeve) dhe SHBA (miqësore). Mesfushori i PSG e nis prononcimin e tij me dëmtimin e Bernardeskit, i cili u largua nga grumbullimi me kombëtaren, duke vazhduar me formën dhe rritjen e Italisë. Viti i kaluar ishte i tmerrshëm, por Italia e Mançinit i pëlqen Verratit, sipas të cilit objektivi kryesor duhet të jetë rikthimi i dashurisë: tifozë-kombëtare.

26-vjeçari flet dhe për Xhixhi Bufon, shokun e tij 40-vjeçar te PSG dhe Sandro Tonalin, talentin e Breshias dhe shokun më të ri 18-vjeçar te kombëtarja. Verrati komenton dhe situatën në grupin e “ferrit” në Champions, ndërsa i rikthehet episodit të pakëndshëm të ndodhur, kur u gje ti dehur në timon. Mesfushori e mbyll me Karlo Ançelotin, trajnerin e Napolit dhe ish-trajnerin e parë të tij te PSG.

BERNARDESKI – “Dëmtimi i Bernardeskit nuk është një gjë e bukur, sepse Federiko është një futbollist i madh, po rritet nga dita në ditë dhe është kthyer në një lojtar thelbësor për kombëtaren dhe Juventusin. Italia e sotme është një grup shumë i mirë dhe kush do të zbresë në fushë, do të bëjë që të mos ndihen mungesat.”

ITALIA – “Kombëtarja është shëruar nga goditja e një viti më parë me Suedinë. Më pëlqen filozofia e Mançinit, më pëlqen të luaj me Zhorzhinjon, më pëlqen të kem gjithmonë topin në këmbë. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu, pa menduar shumë për karakteristikat e kundërshtarëve. Duhet të përqendrohemi te vetja jonë, duhet të krijojmë një identitet të qartë dhe të besojmë deri në fund në një filozofi loje të mirëpërcaktuar.”

PORTUGALIA – “Duhet të përsërisim veten me Portugalinë. Do bëjmë gjithçka për të dalë në vendin e parë, edhe pse kjo gjë varet nga portugezët. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të madhe në Milano dhe dua që njerëzit të rikthehen të dashurojnë kombëtaren. Ky duhet të jetë objektivi ynë i parë.”

BUFON – “Xhixhi është i lumtur që ka zgjedhur PSG, stërvitet me entuziazmin e një fëmije dhe i ka infektuar të gjithë. Dëshira dhe pasioni që vë çdo ditë në fushë është i pabesueshëm. Sa i përket kombëtares, ai nuk duhet të tregojë ndonjë gjë, ka dhënë gjithçka për këtë bluzë. Koverçiano është shtëpia e tij dhe nëse do të jetë nevoja…”

TONALI – “Ai vjen nga Seria B në kombëtare, ashtu siç më ndodhi mua. Nuk ka nevojë për këshilla, nëse është këtu, nuk ja ka dhuruar kush. Ka cilësi të rëndësishme dhe po e demonstron me Breshian. Ai është një djalosh inteligjent dhe po i qëndrojmë afër.”

CHAMPIONS – “Ndeshja kundër Liverpulit është një finale për ne. Është e vështirë dhe grupi është vërtetë emocionues. Ndihem mirë në Paris. Ditët e fundit bëra një budallallëk (tërheqje e patentës, sepse u kap i dehur në timon), një idiotësi. Përfaqësoj një klub prestigjioz dhe duhet të sillem mirë. Klubin më ka qëndruar pranë në çdo moment dhe kjo është e rëndësishme për mua. Kam shtatë vite në Francë dhe nuk kam patur kurrë probleme, as me trajnerët. Që kur iku Ibra, unë kam qenë përgjegjës për shumë gjëra, por ndoshta sepse ata më shohin si të rëndësishëm në skuadër.”

ANÇELOTI – “Dëgjova Ançelotin që propozonte ndalesën e ndeshjes, në rast të ofendimeve të vazhdueshme. Jam dakord me të. Jashtë nuk ndodhin këto lloj gjërash. Në Francë ndodh, vetëm kur luajmë në Marsejë… Ka ardhur momenti për të ndryshuar në Itali, vazhdojmë t’i rrisim fëmijët tanë me idenë: nëse fiton je i mirë, por nëse humbet…”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.