Lideri çeçen mllef ndaj të huajve, Balaj dhe Roshi duhet të shqetësohen

E ardhmja e Bekim Balajt dhe Odise Roshit duket gjithmonë e më larg skuadrës së Ahmat Groznit. Dy futbollistët shqiptare janë prej tri vitesh pjesë e ekipit çeçen dhe kontratat e tyre përfundojnë në fund të këtij muaji.

Rinovimi mbetet ende një opsion në tavolinë, por një deklaratë e fundit e liderit çeçen, Ramazan Kadirov, ul ndjeshëm gjasat që dy shqiptarët të vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit të tij.

Në një prononcim për mediet ruse, Kadirov tha:  “Klubet ruse duhet të besojnë më shumë te futbollistët vendas dhe të ndalojnë së paguari shuma më të mëdha për lojtarë të huaj. Është një çmenduri që një vend me 150 milionë banorë nuk mund prodhojë lojtarë“.

Skuadra e Ahmat Groznit ka 12 lojtarë të huaj. Pas deklaratave të Kadirov pritet që ky numër të reduktohet. Shqiptari tjetër i Ahmat, Bernard Berisha, ndodhet në një pozitë ndryshe nga Balaj dhe Roshi, pasi kontrata e tij përfundon në verën e 2020-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *