Lider dhe idhulli i tifozëve, Xhaka gati për sezonin e ri

Taulant Xhaka ka luajtur 10 sezone deri më tani në elitën zvicerane, ku në tetë edicione ka mbrojtur fanellën e Bazelit. Mesfushori shqiptar duket gati për sezonin e tij të 11-të dhe në miqësoren përballë Shtutgartit, bëri një ndeshje të shkëlqyer, në një rol të ri.

Trajneri e aktivizoi si mbrojtës i djathtë, aty ku Xhaka dukej i pakalueshëm. Pas ndeshjes, tekniku Marsel Koller vlerësoi në maksimum paraqitjen e lojtarit kuqezi, si dhe pranoi se po e konsideron seriozisht spostimin e mesfushorit kuqezi në të djathtë të mbrojtjes.

Përveç rolit të ri dhe paraqitjes shumë të mirë, Xhaka pati dhe një tifoz speciale në stadium. Një djalosh i vogël mbajti gjatë gjithë 90 minutave në dorë një banderolë për Xhakën, ku i kërkonte fanellën. Mesfushori kuqezi mbetet një nga lojtarët më të dashur në Bazel, si dhe me fillimin e sezonit të ri, do të ketë rolin e zëvendës kapitenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *