Licencimi i klubeve, FSHF zbulon të hënën “të burgosurit”

0

Sektori i licensimit në FSHF ka shpallur përfundimin e procesit të licencimeve të klubeve të shqiptare për të gjitha kompeticionet e UEFA-s (Champions League, Europa League dhe Youth League).

Të nënta klubet e Superiores aplikuan përveç Kamzës, që u përjashtua dhe u dënua me rrëzim në Kategorinë e Dytë. Ky proces nisi në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe u mbyll në muajin prill.

Gjatë periudhës janar-shkurt janë zhvilluar takime dypalëshe, ndërsa klubet janë monitoruar nga FSHF, sidomos për aspektin financiar. Pesë kanë qenë kriteret e kërkuara nga UEFA dhe FSHF: Kriteri Sportiv, Kriteri i Infrastrukturës, Kriteri i Administratës dhe Personelit, Kriteri Ligjor dhe Kriteri Financiar, i cili është edhe më i rëndësishmi ndër të pestë.

Përfaqësuesit e klubeve kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, që u është dorëzuar ekspertëve të çdo kriteri, të cilët kanë bërë vlerësimin dhe kanë dhënë konkluzionet.

Sipas njoftimit të FSHF-së, vendimet e marra nga Komisionet e Licencimit u janë komunikuar klubeve aplikante, ndërsa të hënën do të mësohen edhe emrat klubeve që kanë marrë dritë jeshile për të përfaqësuar Shqipërinë në Kupat e Europës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.