Librit të Kielinit nuk i shpëton as Sarri: Të shkosh në zyrën e tij? Vetëm para se të kesh bërë dush

Pjesë të autobiografisë së Xhorxho Kielinit vijojnë të dalin në rrjet, ku të gjithë mund të shohin aktorët e futbollit nga perspektiva e mbrojtësit të Juventusit. E në librin e tij nuk kishte si të mungonte as kreu i pankinës së bardhezinjve, Mauricio Sarri. Filozofia e tij mbi futbollin është e veçantë dhe e ka udhëhequr drejt majave në fushën e trajnimit. Por nëse ka diçka nga e cila tekniku italin nuk heq dot dorë kurrë është dashuria e tij me cigaret.

Edhe pse kjo dashuri e ka çuar drejt ndërlikimeve shëndetësore, sërish Sarri nuk i lë mënjanë cigaret e tij. Një fiksim që i kalon limitet dhe këtë e tregon qartë edhe Kielini, teksa shprehet se në zyrën e trajnerit të Juventusit mund të shkosh vetëm nëse je pa larë, pasi do të dalësh prej aty i mbushur kokë e këmbë me tymin e cigareve të tij.

“Ai gjithmonë kërkon përsosmëri, për shembull 100% mbajtje të topit në gjysmën e kundërshtarit. Është natyrisht utopi. Megjithatë, ndoshta kjo mënyrë e të menduarit të futbollit e çoi atë deri këtu, pavarësisht se filloi nga nivelet më të ulëta.

Ka një karakter të veçantë. Është i mbyllur dhe nuk lejon shumë rreth vetes, edhe nëse Juventus ka arritur të zbusë disa nga ekstremet e tij. Një gjë, megjithatë, askush nuk mund të ndryshojë te Sarri. Bëhet fjalë për lidhjen e çuditshme me cigaret. Në zyrën e tij, ju mund të bisedoni vetëm para se të shkoni në dush ndërsa vishni një uniformën për ndeshje. Nëse do ta bënim më vonë, të gjithë do të vinim era tym”, shkruan Kielini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *