Librazhdi pret stadiumin, punimet po avancojnë

0

Vazhdojnë punimet për rikostruksionin e fushës sportive të qytetit Librazhd dhe librazhdi.info ka publikuar fotot e fundit nga ecuria e punimeve, që duket se po ecin mjaft mirë. Në tribunën qendrore janë shtuar 2 rreshta të tjerë me shkallë dhe është ulur muri me 1 metër.

Parametrat e fushës janë 105m gjatësi me 65m gjerësi, hapësirë anësore secila anë nga 3,5 metra.

Fushës i janë bërë drenazhimet e reja, nga ku i është montuar edhe një impiant i ri vaditës.

Ka përfunduar edhe rrethimi i ri i gjithë terrenit sportiv dhe tribunës kryesore.

Janë rikonstruktuar nga e para dhomat e zhveshjeve te futbolliste e dhe arbitrave, ku janë kthyer në ambiente bashkëkohore.

Me sa duket, më në fund peripecitë e Librazhdit dhe Sopotit do të marrin fund, sepse për sezonin e ardhshëm skuadra do të kthehet të luajë në shtëpi dhe tifozët do të kenë një stadium modern për të ndjekur ndeshjet e djemve të vet. Urojmë që të përfundojë gjithçka me seriozitet maksimal, për të ndërtuar diçka afatgjatë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.