Lëvizte me Audi RS3 pa siguracion dhe patentë, dënohet Eros Grezda në Skoci

Eros Grezda në Skoci nuk është duke përjetuar momente të mira. Sikur të mos mjaftonte periudha jo e mirë që po kalon me Rangersin, atje ku nuk përfshihet aspak në planet e Gerrard, vijnë edhe dënimet jashtë fushe.

Gjithçka lidhet me dënimin teksa pak kohë më parë, Grezda po lëvizte me makinën Audi RS3 pa patent dhe siguracion. Futbollisti shqiptar është mbrojtur duke thënë se nuk kishte njohuri: “Unë nuk kam qenë i vetdijshëm. Kërkonin informacione nga leja ime e shoferit, por unë nuk u përgjigja pasi nuk i pashë. Gjithashtu nuk kam parë as postën, pasi nuk e kontrollova kurrë. Isha i sigurt e kisha sigurimin”. Pavarësisht këtyre fjalëve, Grezda u dënua nga gjykata me 6 muaj dënim për të mos drejtuar makinën dhe njëkohësisht 400 paund. /Sport Ekspres/