Lëvizje tek Ostende, Gurit i japin një dorë nga Kina

0

Përshtatja nga Superiore në futbollin belg nuk ka qenë shumë e thjeshtë për Sindrit Gurin. Në eksperiencën e tij të parë në futbollin belg, sulmuesi shkodran ka hasur vështirësi për të siguruar një vend titullari te skuadra e Ostendes.

Megjithatë në pjesën e mbetur të sezonit Gurit mund t’i jepen akoma më shumë mundësi. Së fudmi skuadra e Ostendes ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit serbo-holandez Riçairo Zivkoviç, i cili është shitur për 800 mijë euro te skuadra kineze e Çangçun  Jatait.

Zivkoviç megjithëse në rol natyral është një sulmues krahu, i hapi jo pak probleme Gurit, duke e mbajtur në stol për muaj të tërë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.