Lëvizje në aksin “Londër – Sevilje”, gati transferimi 60 milionë eurosh

Totenhemi theu rekordin e klubit duke blerë kartonin e mesfushorit francez Tangi Dembele nga Lioni për 60 milionë euro. Megjithatë, klubi londinez nuk ka ndërmend të ndalet. Mediet spanjolle raportojnë se Totenhem është shumë pranë akordit me Real Betis për argjentinasin Xhovani Lo Selso.

Ka mjaftuar vetëm një sezon në Spanjë që 23-vjeçari të spikasë me paraqitje e tij. Real Betis shpenzoi 22 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga PSG një vit më parë. Në Andaluzi i kanë marrë të gjitha masat për këtë transferim.

Betis ka gjetur akordin financiar për francezin  Nabil Fekir, i cili do të zëvendësojë argjentinasin në mesfushën e andaluzianëve. Transferimi i Fekir pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro, ndërsa mëngjarashi do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me pagë 4.5 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *