Lëvizje e bujshme, Sukaj mendon rikthimin në kryeqytet

Xhevahir Sukaj e mbylli me Laçin pa lënë asnjë shenjë. Sulmuesi shkodran u la jashtë ekipi para ndeshjes me Kamzën dhe më pas nuk u paraqit më në stërvitje me kurbinasit. Ndodhi pikërisht në momentin kur sulmuesi po fitonte formën fizike. Gjithsesi duhet parë nga e ardhmja.

Sipas Telesport, vetë Sukaj ka hedhur një hap për të gjetur skuadrën e re. Ai i është vetëofruar Tiranës dhe sigurisht që tifozët e Partizanit nuk do e prisnin mirë një lëvizje të tillë. Asgjë nuk është e kryer.

E sigurt që Sukaj nëse vishet bardheblu do të dijë të dalë nga situata. Te Partizani e lanë të lirë dhe tashmë ai kërkon një ekip ku ia kanë nevojën. Tiranës i duhen golat, por nuk duhet harruar që sulmuesi prej kohësh nuk stërvitet. Ndoshta po të bashkohej që tani me bardheblutë, atëherë situata do të ishte ndryshe.

Me fanellën e Partizanit Sukaj pati një ecuri mjaft të mirë, sidomos në sezonin e tij të parë, ku shënoi 21 gola në 31 ndeshje të Kategorisë Superiore. Dëmtimi që pësoi në gju te malajzianët e Perakut, bëri që sulmuesi të mos regjistronte të njëjtat shifra, duke shënuar vetëm katër gola me “të kuqtë” pas rikthimit nga Azia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *