Lëvizje befasuese, Bajerni bën merkato në kampionatin kinez

0

Bajerni ende nuk ka ndërhyrë në merkato për të zëvendësuar largimet e Frank Riberi dhe Arjen Roben. Drejtuesit e bavarezëve po shikojnë në të gjithë Europën për sulmues krahu të denjë për të veshur fanellën e kampionëve të Gjermanisë.

Objektivi kryesor është Liroi Sane, por nëse nuk arrihet marrëveshja për mëngjarashin plani B ndodhet në Kinë. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Atletiko Madrid, Janik Ferreira Karrasko. Lajmi bëhet i ditur nga “SPORTBILD”.

Dalian Jifang, klubi që ka në pronësi 25-vjeçarin nuk pranon ta lëshojë atë pa 30 milionë euro. Për belgun ka shfaqur interes edhe Arsenali që ishte shumë pranë transferimit të lojtarit gjatë merkatos së janarit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.