Lëvizja e tretë e Kamzës, zyrtarizohet një portier

0

Kamza ka zyrtarizuar lëvizjen e tretë në hyrje. Klubi periferik nga kryeqyteti ka njoftuar afrimin e portierit Elidon Selaci. Ai u aktivizua ditën e djeshme në miqësoren kundër Burrelit, ndërkohë që tanimë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar.

“Elidon Selaci firmos kontratë 1-vjeçare me klubin. Selaci është aktivizuar edhe më parë me skuadrën tonë dhe tashmë rikthehet për të dhënë sërish kontributin e tij”, shkruhet në njoftimin e Kamzës. Selaci prej janarit të vitit 2018 ishte pjesë e Burrelit dhe tashmë rikthehet në Superiore.

Në elitë ka luajtur në të shkuarën me Besën dhe Shkumbinin, kurse te Tirana ka qëndruar në stol në 13 takime. Me Kamzën në sezonin 2011-2012 luajti tre takime në Superiore dhe më pas është aktivizuar në Kategorinë e Parë me ekipe si Mamurrasi, Iliria, Naftëtari, Kastrioti dhe Korabi.

Mario Kirev, bullgari i Kamzës

 

Afrimi i Selacit, me shumë mundësi do të sjellë një lëvizje në dalje te Kamza. Portieri bullgar, Mario Kirev, u aktivizua në pjesën e parë të sezonit vetëm në një ndeshje. Largimi i tij është në horizont, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Afrimi i një portieri vendas ishte detyrim për Kamzën, pasi janë disa të huajt titullarë në skuadrën e Gjokës. Në rast mungese të Avdylit, në skuadrën periferike të kryeqytetit ishin të detyruar të linin në stol një prej të huajve të tjerë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.