Lëvizja e papritur e Frederik Veselit, mbrojtësi i Kombëtares do të zyrtarizohet në Francë

Një lëvizje e re vjen nga legjionarët e Kombëtares, ndërsa këtë herë flitet për Frederik Veselin. Mbrojtësi shqiptar do të zyrtarizohet për çështje orësh te Le Mans.

Ekipi i Ligue 2 do ta marrë Veselin me huazim me të drejtë blerje. Futbollisti ishte pranë transferimit te Bari, por ka zgjedhur një aventurë në Francë. Mbrojtësi i Kombëtares ka dalë dhe ka luajtur në fillimet e tij me të rinjtë e Manchester City dhe Manchester United. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *