Lëvizja e fundit, Laçi i merr Kukësit një talent

Laçi nuk mendon vetëm për ekipin e parë, por edhe për të rinjtë dhe të ardhmen. Kurbinasit kanë afruar edhe një qendërmbrojtës, i cili sezonin e shkuar ka qenë pjesë e paratërinjve të Kukësit. Jo vetëm kaq, por verilindorët e grumbulluan edhe me ekipin e parë dhe e prezantuan.

Flasim për Altin Bytyçin, i cili vjet ishte pjesë e Kukësit U17. Me paratërinjtë ai u paraqit mirë dhe arriti madje edhe të shënonte pesë gola në kampionat, edhe pse luan në prapavijë.

Vetë lojtari ka postuar në “Instagram” ka postuar kartonin e federimit dhe tashmë nis një eksperiencë të re me Laçin U19. Ai do të stërvitet me ekipin e parë, ashtu sikurse sulmuesi Fatmir Prengaj, i cili është në fokusin e drejtuesve.

Te Laçi po mundohen të marrin fryte edhe nga të rinjtë. Shitja e Myrto Uzunit për shumën e 350 mijë eurove te Lokomotiva e Zagrebit u ka hapur rrugën kurbinasve për transferime jashtë vendit dhe do synohet që të ketë sërish lëvizje të tilla në dalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *