Lëvizja “blic”, Enea Jorgji gjykon sërish Skënderbeu-Kukësi!

Në mëngjes, në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, thuhej se ndeshja mes Skënderbeut e Kukësit do të gjykohej nga Olsi Sokoli. Nuk do të ndodhë kështu, pasi në sajtin e federatës është bërë një përditësim dhe treshja është tjetër.

Kryesor është Enea Jorgji, gjyqtari i FIFA-s, mbi të cilin rëndon gjykimi skandaloz që vendosi titullin para dy vitesh në Kukës. Ridiger Çokaj dhe Nertil Bregasi do të jenë asistentët e tij. Me shumë mundësi Sokoli është kontestuar dhe ka ardhur ky ndryshim.

I njëjti arbitër është zëvendësuar edhe para ndeshjes Skënderbeu-Laçi. Në sajtin e FSHF-së njoftohej se gjyqtari i kolegjiumit të Tiranës do e gjykonte atë përballje, por më pas në fushë zbriti Andi Koçi dhe Sokoli ishte arbitër i katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *