Lëviz Partizani, zyrtarizon… Ramadanin

Qetësi totale, asnjë përforcim, biles as zëra, për të mbajtur gjallë entuziazmin e tifozëve, që janë në depresion total.

Partizani është me pushime, në çdo drejtim, me shpresën se Luçiano Moxhi do të ndërtojë skuadrën që ka premtuar, por ndërkohë ka mbyllur një transferim, në dalje.

Ylber Ramadani, prej javësh në stërvitje te Vejle, vetëm sot është zyrtarizuar si largim nga klubi i kuq.

Në fakt, Vejle e kishte zyrtarizuar me kohë, por nuk kishte dërguar kontratën e firmosur, që e lidhte mesfushorin për 2 vite (plus një shtesë) me klubin danez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *