Levante nuk dorëzohet, çon Barcelonën në “CAS”

0

Aktivizimi i mbrojtësit Çumi nga ana e Barcelonës në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Levantes, shkaktoi një polemikë në futbollin spanjoll, pasi lojtari ishte i pezulluar për shkak të grumbullimit të kartonëve. Megjithatë, katalanasit ishin të bindur se një nga qindra nenet e rregullores së futbollit spanjoll ia lejonte aktivizimin në përballjen e kupës.

Klubi i Levantes kërkoi që Barcelona të eliminohej automatikisht nga turneu, por federata spanjolle dhe komisioni i apelit i konsideruan si pavlefshme ankesat e klubit nga qyteti i Valencias.

Duke qenë se në Spanjë nuk gjetën drejtësi, Levante i është drejtuar institucioneve ndërkombëtare, më konkretisht, Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv, njohur ndryshe si “CAS”.  Kjo lëvizje e Levantes ka vënë në pikëpyetje organizimin e Kupës së Mbretit, ditën e nesërme, Barcelona do të luajë ndeshjet e parë të fazës çerekfinale ndaj Sevijës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg