Levante kthehet në Primera dhe u bën një dhuratë fantastike tifozëve që nuk e braktisën

0

Rënia në divizionin e dytë zakonisht shoqërohet me braktisje nga një pjesë e madhe e tifozëve, sidomos për klube që janë mësuar të qëndrojnë mes më të mirëve. Në fakt, në Angli ky fenomen nuk haset, por në Itali e Spanjë, për shembull, zbritja një kategori më poshtë çon te përgjysmimi i tifozëve në stadium, apo edhe më keq.

Për këtë arsye, Levante ka vendosur të ndërmarrë diçka të rrallë dhe të bujshme, duke nderuar tifozët që i qëndruan besnikë këtë sezon në Segunda.

Klubi nga Valencia sapo ka siguruar rikthimin në La Liga dhe tashmë ka njoftuar se për të gjithë tifozët që ndoqën 85% të ndeshjeve shtëpiake këtë sezon, abonimi për sezonin e ardhshëm do të dhurohet nga klubi.

Kjo do të thotë se çdo tifoz i Levantes që ka ndjekur të paktën 18 ndeshje në stadium (nga 21 të tilla), do të shpërblehet për besnikërinë e vet nga klubi, që në fakt e kishte premtuar që verën e shkuar këtë gjë, kur ra nga Primera.

Në ndeshjen e fundit, fituar kundër Oviedos, ku u sigurua edhe ngjitja matematike, në stadiumin 25-mijë vendësh të Levantes ishin të pranishëm 18 mijë tifozë, ndërsa mesatarisht këtë sezon në stadium kanë qenë të pranishëm më shumë se 12 mijë tifozë për ndeshje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here