Levandovski: Po unë, kur do pushoj?

Në përgjithësi futbollistët ankohen sapo ulen 2-3 ndeshje në stol, sidomos atë që janë mësuar të luajnë në formacion. Megjithatë, ka edhe raste të rralla si ai i Robert Levandovskit, i cili ka një hall të veçantë: nuk ka zëvendës te Bajerni.

Sulmuesi polak ka luajtur në të 16-ta ndeshjet sezonale të Bajernit, duke shënuar 14 gola, por sot në Skoci kundër Seltikut do të mungojë për dëmtim.

Duke folur për revistën gjermane “Kicker”, sulmuesi afrikan ankohet: “Aktualisht nuk kemi një zëvendësues për mua, por asnjë lojtar nuk mund të luajë 90 minuta çdo tre ditë, për gjithë sezonit. Më duhet pak pushim, por luajmë me ritme të çmendura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *