Levandovski këmbëngul: Dua të largohem nga Bundesliga!

Sulmuesi i Polonisë dhe i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, duket se është i vendosur për t’u larguar nga kampionati gjerman, sa më shpejt.

“E kam thënë edhe më herët që nuk dua të luaj përgjithmonë në të njëjtin kampionat, kjo është e sigurt, por nuk mund të them tani çfarë më pret në të ardhmen”, është shprehur sulmuesi për “The Players Tribune”.

Levandovski luan prej 8 vitesh në Gjermani, ndërsa prej muajsh agjenti i tij deklaron se është koha për ndryshim. “NMerkato? Për momentin jam i përqendruar tek Botërori, por jam 29 vjeç dhe e di që mund të luaj ende për shumë vite, nëse nuk dëmtohem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *