Levandovski “grusht” trajnerit:  Nuk guxuam, ishim gjithnjë në mbrojtje

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, ka lëshuar një deklaratë të fortë pas ndeshjes së humbur kundër Liverpulit, duke akuzuar në mënyrë indirekte trajnerin Niko Kovaç për taktikën e zgjedhur.

Sipas polakut, Bajerni u transformua në një ekip mbrojtës dhe frikacak ndaj Liverpulit, duke dalë nga natyra e vet.

Mendoj se luajtëm futboll tepër mbrojtës. Nuk u munduam të shkonim përpara, të krijonim lojë sulmuese, në të dy ndeshjet. Nuk rrezikuam shumë, menduam të mos pësonim gol. Nuk e di pse, shpesh e shihnim veten 2 sulmues kundër 4 mbrojtësve, ishte e vështirë. Van Dijk? I jashtëzakonshëm, ishte shumë e vështirë kundër tij. I vetëm kundër tij ishte e vështirë, kundër 2-3 prej tyre e pamundur.

Lëv dhe 3 lojtarët që la jashtë Gjermanisë? Ka qenë një javë e rënduar, por fundjavën e shkuar luajtëm mirë në Bundesligë. Sot nuk bëmë të njëjtën gjë, menduam së tepërmi për t’u mbrojtur, nuk guxuam. Bëmë shumë pak, ndaj jemi jashtë“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *