
Levandoski-Real Madrid, një flirt që zgjat prej vitesh, por nuk po kthehet në dashuri, pasi nuk është e lehtë të prishet “martesa” me Bajernin.
Sulmuesi polak bisedoi me Kristiano Ronaldon pas ndeshjes në Madrid dhe sipas spanjolles AS, Ronaldo e ka ftuar të shkojë te Reali, pasi do të ishte në ambientin ideal për t’u rritur edhe më shumë si futbollist.
Se nga e mori vesh AS këtë bisedë, nuk dihet, por gazeta e afërt me Realin shton se Levandovski është shprehur se do të ishte i lumtur.
Po Bajerni? Klubi bavarez ka një kontratë në dorë dhe i jep 15 milionë euro në sezon polakut, të tjerat janë broçkulla, nëse Bajerni nuk dëshiron ta shesë yllin e sulmit.