Levandovski: Do ishte super nëse ky lojtar vjen!

0

Largimi i Roben dhe Riberi ka bërë që Bajern të kërkojë të sjellë dy sulmues po aq të mirë. Një nga më të kërkuarit nga bavarezët është Leroi Sane. Gjermani ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Siti, me drëjtuesit që nuk kanë këmbëngulur. Ata janë të gatshëm ta lënë të lirë në këmbim të një ofertë të madhe.
Robert Levandovski shprehet se në klubin kampion ka shumë nga ata që e duan ardhjen e Sane, sidomos shokët e kombëtares. Është i mërzitur nga ikja e Roben e Riberi dhe shprehet se Bajerni duhet të bëjë akoma më shumë në merkato për të konkuruar Dortmundin.

“Lojtarët gjermanë të Bajernit duan shumë që Sane të vijë, por të presim se ç’do të ndodhë. Roben dhe Riberi janë legjenda. Largimi i tyrena trishtoi të gjithëve. Megjithatë, jam i bindur se do të vijnë lojtarë po aq të mirë. Bajern duhet të bëjë më shumë në merkato për të kapërcyer Borusian e Dortmundit”, u shpreh Levandovski.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.