Leva shpëton Bajernin, dy gola dhe përmbysje

0

Bajerni e ka nisur vitin e ri me një fitore të vuajtur, me përmbysje. Kampionët e Gjermanisë fituan 2-1 në fushën e Frajburgut, ku shpesh kanë vuajtur këto vitet e fundit. Pas katër vitesh rekordmenët gjetën fitoren me dy gola të sulmuesit Robert Levandovski.

Trajneri Ançeloti e nisi takimin pa mesfushorin Riberi (i zëvendësuar nga Kosta) dhe kjo qe surpriza më e madhe e dy formacioneve. Që në fillim loja u karakterizua nga grinta, me vendësit të cilët shënuan pas vetëm katër minutash lojë.  Bajerni, gjithsesi, e mori shpejt veten, gjë që e tregoi me aksione konkrete në gjysmëfushën kundërshtare. Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, “bomberi” Levandovski shfrytëzoi me efikasitetin e tij vrastar asistin e brazilianit Kosta dhe barazoi gjithçka, për të mundësuar “përmbysjen” në pjesën e dytë.

Pas pushimit, bavarezët u dukën edhe më të motivuar. Këmbët ishin më të ngrohta, ashtu si atmosfera në stadium. Konkretizimi i aksioneve u rikthye sërish në “plagë” për djemtë e Don Karlos me raste të humbura sidomos nga Myler dhe Roben (përkatësisht 67’ dhe 81’), por në fund përpjekjet e tyre u shpërblyen me golin e dytë të Levandovskit. Polaku në të 92’ arriti të sigurojë tri pikët e radhës për bavarezët, të cilët e shohin veten në vendin e parë me 42 pikë.

GJERMANI / BUNDESLIGA

Frajburg – Bajern              1-2

Shënues: Haberer 4’ / Levandovski 35’, 90’

Frajburg (4-4-2): Shvolov – Shtencel (Kybler), Gulde, Moja, Gynter – Filip, Hëfler, Franc, Grifo – Haberer (Bulut 80’), Niderleshner (Petersen 70’). Tr.: Strajsh

Bajern (4-2-3-1): Nojer – Lahm, Martinez, Humels, Alaba (Bernat 71’) – Vidal (Kimish 55’), Alonso – Roben, Myler, Kosta (Riberi 71’) – Levandovski. Tr.: Ançeloti

Kartonë të verdhë: Haberer, Shvolov / Alonso, Kosta

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image