Leva bën “pas”, gjiganti anglez në sulm

Robert Levandovski po mendon të provojë një aventurë jashtë Budesligës. Sulmuesit 30-vjeçar i përfundon kontrata me Bajernin në verën e vitit 2021, ndërsa rinovimi ka ngecur. Diçka e tillë po shfrytëzohet nga Mançester Junajtid sipas raportimeve të Kicker. “Djajtë e Kuq” e pëlqejnë shumë polakun dhe kanë nisur kontaktet me homologët bavarez.

Edhe vetë lojtari tundohet nga ideja për të luajtur në Premier Ligë. Leva ka karakteristikat që kërkon Ole Gunar Solskjaer dhe Junajtid do të bëjë maksimumin për t’ia plotësuar trajnerit dëshirën.

Në mungesë të rinovimit, Bajerni do të detyrohet ta shesë. Të humbasësh një lojtar të tillë me parametra zero vitin e ardhshëm është e paimagjinueshme dhe gjiganti gjerman do të tentojë të marrë maksimumin nga kartoni i sulmuesit kryesor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *