Lëv sulmon Junajtidin për Shvajnshtajgerin

0

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv ka sulmuar Mançester Junajtidin për mënyrën se si e ka trajtuar kampionin e botës Bastin Shvajnshtajger. Basti vendosi të transferohej në SHBA duke firmosur për një vit me Çikago Fajër.

“Basti më ka thënë se ai ka bërë të pamundurën për të qenë pjesë e ekipit tek Junajtid. Jam i bindur se Shvajni do t’i kishte ndihmuar shumë. Kam ndjekur shumë ndeshje të Junajtidit, që mund t’i kishin fituar nëse do të kishin aktivizuar një lojtar si Shvajnshtajger”- ka thënë Lëv.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here