Lëv: Refuzimi i De Rosit që të futej në fushë, shenjë madhështie

0

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka folur mbrëmjen e djeshme, pas barazimit Gjermani-Francë, duke u ndalur tek eliminimi i Italisë. Për trajnerin gjerman, mungesa e Italisë në Botëror është tragjike për futbollin: “Më vjen realisht keq, është fatkeqësi për të gjithë, ku mungon një emër si Italia, apo Gjermania, Franca, Brazili apo Argjentina. Është e trishtueshme të mos shohësh në Botëror gjigantë si Bufon e të tjerët”.

Lëv ka një mendim interesant për pamjet e bujshme, ku De Rosi refuzonte të futej në fushë, duke thënë se nuk duhej nevoja e një lojtari me tipare mbrojtëse, kur duhej sulmuar patjetër: “E pashë atë episod, ku De Rosi këshillonte futjen e një sulmuesi. Për mua është shenjë madhështie”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image