Lëv: Ozil më ka zhgënjyer, ia mbylli dyert vetes

Hoakim Lëv ka folur mbi mundësinë e një rikthimi të Mesut Ozil në kombëtaren gjermane. Ai u tërhoq nga përfaqësuesja dhe hodhi akuza për racizëm dhe mos respektim të tij, për shkak të origjinës turke. Trajneri i Gjermanisë ka folur për këtë çështje në një prononcim për “Bild”, duke i mbyllur derën përfundimisht mesfushorit të Arsenalit.

“Mesut ka bërë një zgjedhje të qartë, duke i mbyllur derën vetes. Deri më sot nuk më ka telefonuar akoma. Kam kërkuar të kontaktoj me të gjatë javëve të fundit, nëpërmjet telefonit dhe mesazheve, por ai vendosi të marrë këtë rrugë dhe unë duhet ta respektoj.

Ozil ka qenë lojtari im për nëntë vite, kemi kaluar bashkë shumë momente të bukura, fituam Botërorin në 2014, diçka që nuk do të harrohet kurrë. I qëndroj idesë që ai mbetet një nga lojtarët më të mirë që kemi pasur në Gjermani gjatë 20-30 viteve të fundit. Një ditë do të ulemi dhe do të flasim dhe sqarohemi, edhe pse do të dëshiroja që të më lajmëronte personalisht për vendimin e marrë, gjë nga e cila u zhgënjeva shumë në fillim”, përfundon trajneri i kombëtares gjermane, Hoakim Lëv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *