Lëv: Kemi ende shumë punë për të bërë, ky fillimi i duhur

Gjermania e nisi me fitore fazën kualifikuese të “Euro 2020”. Transferta ndaj Holandës rezultoi tepër e vështirë, por në fund mundi u shpërblye. Jokaim Lëv u shpreh shumë i gëzuar me lojën  e skuadrës së tij, por paralajmëroi se ka ende shumë punë për t’u bërë që kjo Gjermani e rinovuar të kapë nivelet e larta.

“Pjesa e parë ishte e mrekullueshme, e kishim lojën totalisht në kontroll. Në pjesën e dytë ata shënuan shumë shpejt dhe fituan shumë vetëbesim. Këtë ndeshje patëm fatin që na ka munguar në takimet e fundit. Të fitosh në Holandë në ndeshjen e parë është një fillim shumë i mirë. Kemi  ende shumë punë për të bërë, kjo u pa gjatë pjesës së dytë. Duhet ta menaxhojmë më mirë ndeshjen”.

GOLI I PARË – “Pasi i Nikos (Shulc) nga jashtë zone ishte i jashtëzakonshëm. Për këtë jemi stërvitur gjatë kësaj jave, duam që ta luajmë topin poshtë. Sigurisht goditja e  Sanes ishte diçka e veçantë”.

PJESA E DYTË – “Ishte qartë që holandezët do të vinin ndryshe. S’kishin asgjë për të humbur, u hodhën menjëherë në sulm. Humbëm qetësinë, s’po arrinim ta mbanim topin. Gjithsesi skuadra nuk humbi besimin se ndeshje mund të fitohej. Bëmë një kundërsulm të mirë që rezultoi vendimtar”, përfundoi Lëv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *