Lëv i shkel syrin Realit: Po mbaron koha ime me Gjermaninë!

Hoakim Lëv drejton Gjermaninë që nga viti 2006, kombëtare të cilën e dërgoi në majën e botës në vitin 2014. 58-vjeçari përfundoi në ciklonin e kritikave pas eliminimit të Gjermanisë në fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë, për faktin e mos menaxhimit të mirë të lojtarëve, gabimeve në lojtarët e ftuar dhe lidhjen e fortë me disa lojtarë, të cilët nuk ishin në formën më të mirë.

Lëv ka folur për “ZDF”, duke lëshuar sinjalet e para të largimit nga kombëtarja. Dëshira e gjermanit është të drejtojë një klub jashtë Gjermanisë dhe emri i parë që të vjen në mendje është Reali i Madridit.

Lëv ishte pranë stolit madrilien pas largimit të Zidan, ndërsa Perez mund t’i rikthehet përsëri kësaj piste pas deklaratave të vetë trajnerit.

 “Ka kaluar pjesa më e madhe e kohës time si trajner i Gjermanisë. Vjen një moment kur duhet të mendosh se çfarë do të bësh më vonë. Unë vazhdoj të jem i interesuar për të drejtuar një klub dhe mendoj se mund ta bëj një gjë të tillë jashtë Gjermanisë. Reali i Madridit? Është një klub interesant për çdo trajner...”, përfundon trajneri i kombëtares gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *