Letra emocionuese e Sterling: Kokën lart Etan, asnjë ndryshim nuk ndodh lehtë!

0

Racizmi ka ekzistuar gjithmonë, por kohët e fundit është përhapur shumë në futboll. Anglia dhe Italia kanë probleme të shumta sa i përket kësaj çështje, ku mund të përmendim rastet e ndodhura ndaj Rahem Sterling të Mançester Sitit dhe Kalidu Kulibali të Napolit.

Anglezi i ekipit të Guardiolës po bën shumë mirë në fushë, aty ku ka shënuar nëntë gola në këtë sezon dhe ka dhuruar shtatë asiste. 24-vjeçari po “shkëlqen” dhe jashtë saj, duke kryer një gjest të thjeshtë, por tepër emocionues. Ai është kontaktuar nga Sju, një gjyshe e dëshpëruar nga sulmet raciste kundrejt nipit të saj, Etan Ros.

Sterling nuk ka nguruar t’i ofrojë mbështetjen e tij djaloshit, duke i dërguar një letër motivuese dhe tepër të veçantë. Fjalët e zgjedhura nga sulmuesi janë fantastike dhe ai i kërkon Etanit të vazhdojë përpara me kokën lart dhe të jetë krenar me veten.

I dashur Etan. Së fundmi kam marrë vesh nga gjyshja jote e dashur Sju për kohën e vështirë që po kalon për shkak të abuzimeve raciale. Mos harro të mbash kokën lart, të jesh krenar për atë që je dhe mos lejo askënd të ta marrë guximin. Ti je i fortë dhe shumë trim, ndërsa gjyshja jote është shumë krenare për ty. Vazhdo të jesh vetvetja djalosh. Mos harro se të flasësh nuk ta lehtëson jetën, por asnjë ndryshim nuk ndodh lehtë. Me mirësjellje, Rahem Sterling”, përfundon letra e sulmuesit të Mançester Sitit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.