Letër në drejtim të FSHF-së, Franca reagon për gafën: Ndjesë edhe për tifozët shqiptarë!

Të gjithë kanë folur mbi gafën e madhe të Francës para ndeshjes me Shqipërinë. Organizatorët e kanë ngatërruar himnin tonë, duke vendosur atë të Andorrës, ndërsa në fund i kërkuan falje tifozëve të Armenisë.

Dy gabime të rralla kanë ardhur brenda vetëm pak minutash. Gjithsesi kjo i përket së shkuarës, ndërsa vetë Federata Franceze e Futbollit ka dërguar një letër duke i kërkuar ndjesë Federatës Shqiptare të Futbollit. Një kërkim ndjese edhe mbi tifozët shqiptarë sa i përket asaj që ndodhi, ndërsa “Sport Ekspres” zbulon edhe letrën e plotë të presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet:

“Në emër të Federatës Franceze të Futbollit, iu lutem pranoni edhe njëherë ndjesën time të sinqertë dhe faljen karshi Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë tifozëve shqiptarë pas gabimeve që janë bërë në momentin që do të dëgjohej himni në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë, e vlefshme për ndeshjet kualifikuese të Europianit.

Për më tepër, unë do të dëshiroj të vlerësoj gjestin e jashtëzakonshëm të lojës së ndershme dhe profesionalizmit të delegacionit shqiptar gjatë këtij incidenti ngacmues. Unë sinqerisht shpresoj se kjo situatë kompromentuese nuk do të ndikoj në marrëdhënien tonë të miqësisë, mes dy Federatave dhe ne do të kërkojmë gjithmonë bashkpunimin tonë për të mirën e futbollit”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *