Letër e hapur, Kamza i ankohet Dukës për gjykimin

0

Drejtuesit kamzalinj kërkojnë nga FSHF-ja të tregojë kujdes me gjykimin, pasi në 5 ndeshjet e fundit ka pasur tendencë të hapur kundër skuadrës së tyre

Klubi i Kamzës i është drejtuar Federatës Shqiptare të futbollit me një shkresë zyrtare, më saktë një letër të hapur, ku i tërheq vëmendjen për dëmin që po i shkaktojnë skuadrës së tyre gjykimet në këto javët e fundit. Pas ndeshjes në Korçë, ku Kamza u mund 3-2 dhe tani rrezikon shumë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, drejtuesit kanë analizuar me kujdes situatën dhe kanë konstatuar se gjithçka vjen për shkak të gjykimit tashmë të hapur kundër skuadrës së tyre. Irritimin e tyre për gjykimin kamazalinjtë e kanë shprehur që pas ndeshjes me Skënderbeun, ku pretendojnë se penalltia e korçarëve nuk ekzistonte, ndërkohë që Plakut i është mohuar një penallti në minutat e fundit.

Për të bindur edhe opinionin publik, klubi i Kamzës ka renditur njëri pas tjetrit gabimet që janë bërë në dëm të Kamzës në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, duke nisur nga transferta e Vlorës, për të vazhduar me ndeshjet me Laçin, Partizanin, Kukësin dhe së fundit Skënderbeun. Drejtuesit kamzalinj kërkojnë nga FSHF-ja të tregojë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri për ndeshjet në vazhdim të kampionatit, që skuadra e tyre të mos dëmtohet më shumë. Po ashtu, kërkohet edhe nga mediet sportive që të pasqyrojnë çdo detaj të skenarit kundër Kamzës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.