Lesteri është ringjallur, vjen fitorja e dytë rresht

0

Pikëpyetja do të mbetet pa përgjigje: Lester Siti fiton sepse iku Ranieri, apo sepse lojtarët më në fund e kuptuan rrezikun dhe u kujtuan të tregojnë dinjitet e krenari?

Kampionët në fuqi mundën sot 3-1 Hall Sitin, në një finale të vogël për mbijetesë, që ka dekretuar ringjallen e Lester Sitit.

Mesfushori Klukas shënoi në minutën e 14-të për Hallin dhe në Lester u kthye frika, por Fuks barazoi në minutën e 27-të dhe një Rijad Mahrez i kthyer në nivel të lartë shënoi golin e dytë pas një ore lojë. Në fund, miqtë shënuan edhe një autogol, që i jep 3 pikë të arta Lesterit, tashmë +5 nga zona e ftohtë dhe shumë më i qetë se para pak javësh.

Fitore e madhe edhe për Suonsin, që mposhti në minutat shtesë Bërnlin 3-2, me gol vendimtar nga veterani Fernando Jorente, autor i dy golave sot dhe 11 këtë sezon.

Edhe Kristal Palas ka marrë 3 pikë të arta në garën për mbijetesë, duke fituar 2-0 në Uest Bromuiç, ndërsa Midëllsbrou u mund 2-0 në Stouk dhe vazhdon të fundoset në renditje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here