Lester dërrmon Liverpulin, por a nuk ishte në krizë?

0

Lester Siti për një natë kthehet ai i sezonit të shkuar: skuadër e organizuar, mbrojtje solide, sulm perfekt dhe… 3-1 ndaj Liverpulit, duke dalë nga zona e ftohtë.

E gjitha vjen pak ditë pas pushimit nga puna të Klaudio Ranierit, a nuk duket pak e çuditshme?

Kampionët në fuqi të Anglisë kanë harruar si me magji krizën e thellë dhe pikërisht një ndër lojtarët e akuzuar për komplot ndaj trajnerit që i çoi te titulli, Xhejmi Vardi, shënoi dy gola, duke u kthyer ai i sezonit të shkuar.

Në stol ishte Shekspiri, jo ai i famshmi, por një tjetër, një Kreig i cili sot pati natën e tij të lavdisë, por është e qartë që nuk është e tij merita e suksesit.

Lojtarët dhanë gjithçka (kur e kishin bërë për herë të fundit), ndërsa Liverpuli ishte mediokër.

Jyrgen Klop e ka humbur fillin, po bën lëvizje të pakuptimta dhe po luan me lojtarë mediokër si Çan e Lukas në mesin e fushës: praktikisht, me dy lojtarë mangut.

Nuk mjafton klasi i Kutinjos, si gjithmonë e bën detyrën, me asiste apo me gol si sot, sepse Liverpuli është në krizë dhe të paktën për një natë u duk inferior ndaj Lesterit, si pak skuadra këtë sezon, kur janë ndeshur me kampionët.


SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here