“Lëshoje se të zbritëm poshtë”/ Tifozët e Tiranës frikësojnë burrin që po rrihte gruan, më pas e kthen me puthje

 

Një situatë disi e pazakontë ka ndodhur në një rrugicë të Tiranës. Fatkeqësisht dhuna e burrave ndaj grave të tyre nuk është evituar ende dhe në kohët e fundit ka qenë e shumtë në Shqipëri.

E kështu ka mbërritur edhe një tjetër video në redaksinë e “Jeta Osh Qef”. Një qytetar ka dërguar një moment kur shihet një burrë duke rrahur gruan e tij. Por menjëherë pas kërcënimit të disa të rinjëve, që kërkonin që ta lëshonte gruan ndryshe do të zbrisnin poshtë, atëherë shuplakat janë kthyer në puthje. Në mesazhin e dërguar, thuhet se këta të rinjë i përkasin grupit të tifozëve të Tiranës, “Capital Crews”.

“Kemi një video live në 12 të natës të një mashkulli duke rrahur femrën. Atij i bërtitën djemtë e grupit “Capital Crew” të Tiranës dhe ai pas rrahjeve e kthen me puthje dhe të mira. Kto janë burrat qsot që kanë ardhur në Tiranë dhe në kohë virusi me rrugët bosh rrahin gratë”, thuhet në mesazhin e mbërritur te “JOQ”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *