Lerda: Shkelmimi i shishes? Thjesht emocione, s’kam pendesa!

0

Partizani kreu një paraqitje të mirë në transfertë ndaj Karabak, por në fund të 90 minutave ekipi azer ia doli të çante mbrojtjen e hekurt të “demave”. Në daljen për shtyp para gazetarëve azerë, trajneri italian shpjegoi se kualiteti i kundërshtarit e detyroi atë të zgjidhte këtë mënyrë loje.

Lerda u ndëshkua me të verdhë në këtë takim (rregull i ri nga FIFA) për shkak të shkelmimit të një shisheje, por në intervistë italiani nuk pranoi të bënte polemika duke thënë thjesht se ishte një veprim që u bë për shkak të ngarkesave emocionale që jep një ndeshje futbolli.

 Në të dyja ndeshjet zgjodhët një lojë ultra-mbrojtëse. Përse kjo strategji ?

Ekipin e vendos në varësi të forcës së kundërshtarit. Nëse kam përballë një skuadër të fortë si Karabak, natyrisht që do ta vendos ekipin në mbrojtje. Në rast se kundër do të kisha një ekip më të lehtë, skuadra do bënte një lojë më sulmuese”.

Largoheni nga Azerbajxhani me pendesë?

Jo aspak. S’kemi për çfarë të pendohemi. I uroj suksese Karabakut. Gjithsesi tani duhet të mendoj për skuadrën time.

Sa mendoni se mund të ecë përpara Karabaku?

Karabak janë një skuadër shumë  e fortë, por nuk mund të them se deri ku mund të shkojnë ata. Kjo skuadër ka lojtarë cilësorë si Kintana. Ai sapo u fut në lojë, u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur dhe na ndëshkoi. Mbrojtësi i majtë Ailton është një lojtar shumë i mirë gjithashtu”.

Shkelmuat  një shishe gjatë lojës dhe u ndëshkuat me kartonin e verdhë. U acaruat që arbitri nuk iu dha penallti për prekjen me dorë?

Ishin thjesht emocione gjatë lojës.

(përkthyer nga sportal.az)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.