Lerda: Rasti i Solomon nuk duhej falur, krenar për këta çuna

0

Partizani nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në transfertë ndaj Karabakut, pas gjithë volumit dhe presionit të krijuar në fund. Kanë qenë golat e Filip Ozobiç dhe Dani Kuintana në fund i që vulosën fitoren 2-0 dhe kualifikimin pas barazimit pa gola në Tiranë.

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, foli pas ndeshjes për RTSH Sport.

REZULTATI – “Pak i zhgënjyer, kur humbet nuk mund të jesh i kënaqur. Është e vështirë për ta thënë çfarë nuk funksionoi, pasi ka shumë diferenca mes dy skuadrave. Janë dy skuadra me koefiçent shumë të ndryshëm, por ne luftuam gjatë gjithë takimit. Mendova se nëse nuk i bën këta gola, bëhet e vështirë. Ne në të dyja ndeshjet kemi humbur katër, pesë raste. Mund ta shënonim një gol me pak fat”.

TRASHI DHE SKUADRA – “Diferencat e skuadrave janë shumë të mëdha, i bëj komplimente djemve, pasi janë “shtrydhur” deri në fund. Një rezultat që qëndron, por ishte një ndeshje e varur në fije te perit deri në fund. Kemi mbrojtur me rregull, për thuajse për dy ndeshje. Zgjedhja për të mbajtur jashtë Trashin, është zgjedhje teknike. I bëj unë këto zgjedhje, jo klubi”, përfundoi Lerda.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.