Lerda me valixhet në dorë, Partizani ia pret biletën vetëm vajtje për festat

E ardhmja e trajnerit Lerda është më e rrezikuar se kurrë te Partizani. Gjithçka është e qartë dhe nuk ka nevojë për analizë të detajuar. Vetë presidenti Demi ka thënë se ekipi i tij nuk është atje ku duhet dhe ka bërë investimet për të qenë. Por edhe loja e të kuqëve nuk ka bindur këtë kohë, ndërsa po presidenti i Partizanit, u shpreh se pa një ekip katastrof në humbjen ndaj Bylisit.

Pra janë shumë fakte që bëhen bashkë, për të sjellë në një konkluzion. Lënia në stol e Asanit është tërësisht e pashpjegueshme, po aq sa ajo e Cinarit që ndodhej në formën më të mirë dhe zënkat që shpërthejnë brenda grupit për shkak të këtyre vendimeve të Lerdës. Në këto kushte, rrezikohet si kurrë më parë. Nëse Partizani bën edhe një hap tjetër të vetëm të gabuar para festive, atëherë bileta e Lerdës do të pritet në Itali do të pritet vetëm vajtje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *