Lerda i beson një debutuesi, por nuk ka vend për Trashin

0

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Partizanit dhe Karabakut, e vlefshme për kualifikueset e Champions League. “Demat” dhe ekipi azer u ndanë në barazim 0-0 në “Selman Stermasi” dhe në orën 19:00, do të vendoset kualifikimi në Baku. Trajneri Lerda ka lënë sërish në stol Trashin, ndërsa në sulm debuton Solomon.

Formacioni i trajnerit italian është shumë sulmues, me emra si Mala, Çinari, Asani, Kordeiro e Solomon që do të sulmojnë zonën kundërshtare. Ndërsa Karabaku vjen me shumë pak ndryshime në formacion nga sfida e parë, por bie në sy lënia në stol e Kuintanës.

FORMACIONET

Karabak: Vagner, Ailton, Mamadov, Medvedev, Abdullajev, Mishel, Romero, Sadigov, Zubir, Ozobiç, Almeida

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Mala, Kordeiro, Çinari, Asani, Solomon

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.