Lerda flet edhe për tensionin me Hakajn: E keni parë gabim ju, Trashi nëse i shënon Francës…

Partizani do të luajë në transfertë përballë Vllaznisë, në një përballje më shumë se delikate. Kjo për vetë të shkuarën, por edhe të tashmen.

Entuziazmi te shkodranët ka arritur në maksimumin e tij, sidomos pas asaj fitore të arritur ndaj Kukësit në shifrat 1-2. Në konferencën për shtyp, trajneri Lerda ka komentuar edhe tensionin e përfolur me Hakajn, duke e mohuar një gjë të tillë. Për të vazhduar edhe me vlerësimin e Trashit, ndërsa llogarit edhe një gol që mund të vijë ndaj Francës.

“Ne do të luajmë në një stadium shumë të bukur dhe më fushë të mirë. Do luajmë ndaj një ekipi që sapo ka ardhur në Superiore dhe që është i rreshtuar mirë taktikisht. “Loro Boriçi” dhe do të jetë i mbushur dhe kjo na jep një motiv më shumë për një ndeshje të mirë. Do të jemi pa tifozët, por do të luajmë edhe për ta. Sot na vjen edhe Braun, por më vjen mirë që Trashi shënoi në debutim. Pastaj edhe Mala u paraqit në mënyrën e duhur.

Ai po e bën shumë mirë rolin e mbrojtësit kur luajmë me 4. Sa i përket tensioneve me Hakajn, mund të them që e keni parë gabim. Ndonjë koleg i juaj që vjen dhe sheh diçka, por grupi jonë është i qetë. Trashi të vazhdojë kështu dhe nëse i shënon Francës do të ishte e mrekullueshme. Lumturohem edhe nëse kam 1% ndikim në përmirësimin e tij”, ka thënë Lerda. /Sport Ekspres/